Policia bashkiake ka mbërritur në orët e para të mëngjesit të Pashkës pranë pallatit në afërsi të fakultetit të inxhinieri -- minierave. Sapo ka gdhirë ata kanë nisur punën për prishjen e shtesës së njërit prej apartamenteve me argumentin se ishte e paligjshme.
Banorët e pallatit kanë denoncuar pranë Shqiptarja.com shqetësimin që sipas tyre po u krijohet në një ditë feste, si e djelë Pashkës.
Vilsoni, njëri prej banorëve rrëfeu se punëtorët e policisë bashkiake urdhëroheshin nga babai i kreut të LSI, Ilir Meta, i cili sikundër pohojnë banorët është një prej njerëzve që jeton në këtë pallat.