Edhe në familjen Demiri në Haraçinë të Shkupit mbretëron ankthi, frika dhe shqetësimi. Policia prej sot është në kërkim të djalit dhe vëllait të tyre Halil Demiri i cili akuzohet për veprën terrorizëm, gjegjësishtë vrasjen e pesëfishtë në Smillkovcë. Motra e tij Kimete Demiri sot bashkë me vëllain më të moshuar u lanë të lirë nga gjykatësi hetues. Vëllai më i moshuar i Halilit është epror në Armatën e RM-së. Nuk dëshiron të paraqitet me fytyrë para opinionit nga frika e hakmarrjes. Ndanë dhimbjen me familjarët e viktimave të Smillkovcitë dhe thotë se as vëllai e as shqiptarët tjerë nuk mund të jenë autorë të këtij akti makabër. Ai për ALSAT M rrëfen se edhe duke u dërguar në gjykatë bashkë me motrën janë rrahur nga pjesëtarët e forcave speciale të policisë. "Kur na kanë marrë me na dërguar në gjyq njëri më tha mirdita vëlla në maqedonisht dhe unë njëjtë ua ktheva, prej policisë ushtarake shumë kanë kaluar në këtë njësi, në EBR. Për një moment veç nisën me më rrahë në atë korridorin e ngushtë të gjyqit, frymë nuk po mund të marr, në maqedonisht më kanë ofenduar dhe duke i ngjitur shkallët e gjyqit njëri më godiste me grushte, tjetri nuk reagonte fare, por njëri tha mjaftë më...As unë, e as vëllai im, as familjarët, as shokët por as shqiptarët nuk janë, nuk kanë fakte dhe asgjë por munden veç me ja ngjitën dikujt për këtë rast, ma kanë rrahur edhe motrën, i kanë rrahur edhe ata të tjerët", tha vëllai i Halil Demirit, i akuzuar për vrasje. Kimete Demiri thotë se ajo gjatë arrestit 48 orësh nuk është malltretuar në stacionin policor por në korridoret e gjyqit është rrahur e keqtrajtuar nga njësiti special i policisë. "Më kanë thënë se nëna dhe baba të kanë vdekur,patjetër e ke ta pranosh se vëllai yt ka gisht në këtë punë se edhe ti ke me shku në burg por unë tërë kohën kam thënë se vëllai im nuk ka lidhje me këtë punë pasi nuk ka as fakte e as asgjë por thjesht vetëm pse dyshojnë thjeshtë. Nëse keni gjetur diçka atëherë ok por unë nuk kam lidhje dhe vëllai im është sjellë si gjithmonë. Tërë kohën më kanë pyetur pse faleni, ju jeni fetar, vëllai yt mos është vehabist, ai as mjekër nuk ka. Normal neve falim namaz si gjithë myslimanët. Më thonin pse keni pasur gjithë ato libra fetar në shtëpi,pse keni pasur Kuran, të kujt janë ato? Prapa kokës nuk e dij se sa njerëz më kanë goditur, shumë korridor i gjatë ka qenë, dy policë më kanë mbajtur për krahë kurse ata tjerët të gjithë më godisnin prapa kokës", tha Kimet Demiri, motra e Halil Demirit, i akuzuar për vrasje. Halil Demiri dhe Afrim Ismailoviq vazhdojnë të kërkohen nga policia edhe me fletëarrestë ndërkombëtar. Ndërsa për të nejtën vepër, vrasjen e pesëfishtë në Smillkovcë, në paraburgim, në burgun e Manastirit janë Agim Ismailoviq, Rami Sejdi dhe Fejzi Haziri, të gjit...