• 11 years ago
Asnjë gjurmë nga Haki Haziri, i arrestuar gjatë aksionit 'Monstrum' në 1 maj. Familjarët e Hakiut janë vënë në kërkim të djalit të tyre. Ata kanë paraqitur rastin në 'Kontrollin e Brendshëm pranë MPB-së dhe Komitetin e Helsinkit. Por nga Kontrolli i Brendshëm ju është bërë e ditur se djali i tyre është shëndosh e mirë dhe se së shpejti do të flasim me të përmes telefonit. Por në momentin kur familjarët kanë kërkuar që kjo të argumentohet me shkrim, ta shohin personalisht djalin dhe se në të kundërt do ta denoncojnë rastin në media, përfaqësuesit e kontrollit të brendshëm janë konsultuar me eprorët e tyre, duke mos realizuar as telefonatën e premtuar.
"Kemi shkuar në ministrinë e brendshme konkretisht në sektorin për Kontroll të Brendshëm. Ata fillimisht nuk deshën të na pranojnë, por ne insistuam, pastaj na thanë mos u mërzitni se djali mirë është, rahat është. Por ne po mërzitemi se djalin nuk po e shohim. Kur e panë që ne po insistojmë që me na pranue dhe me pranua parashtresën atëherë na thanë prisni që të konsultohen me eprorët e tyre. Erdhën pastaj më thanë se djali është mirë, djali tha tash ka me tu lajmërua. Unë u thash se edhe me mu lajmërua unë dua me e pa, ndryshe si të besoj se është gjallë", deklaroi Safet Haziri, babai i të arrestuarit Haki Haziri.
Familja e Hakiut hedh dyshimin se Kontrolli i Brendshëm, ka njohuri se ku gjendet djali i tyre.
"Me siguri e dinë, meqë na thanë se do t'ju lidhim, sikur me qenë mësit, njëfarë mesitnie. Dhe na thanë pritni se do t'ju lajmërohet. Megjithatë ai kontakt nuk u realizua?
Pritëm pritëm, nuk u lajmërua, dhe atëherë na thanë shkoni dhe paraqiteni në stacionin policorë në vendin ku jetoni ju. Ne dolëm, e dërguam në arkiv parashtresën. Deri më saot nuk ka asgjë reth djalit. Edhe te Komiteti i Helsnikit na thanë se do ta marrim parasysh të gjitha këto gjëra dhe do të hulumtojnë", u shpreh Safet Haziri, babai i të arrestuari.
Një ditë më parë, familja kontaktoi në telefon me djalin e tyre.
"Dje kam pas një kontakt pa numër, mu lajmërua djali, thotë mirë jam. Unë i them si je mirë, thotë mirë jam, ku je i them më përgjigjet nuk e di. Pse nuk kërkon me dal në gjyq, më thotë nuk e di. Për cka ta pyesësh më thot se nuk edi", tha Safet Haziri, babai i të arrestuari.
Hapi tjetër që familja paralajmëron është paraqitja në stacionin policor në Butel si person i zhdukur. Ndërkohë i kontaktuar nga Alsat M, zëdhënësi i MPB-së Ivo Kotevski, u shpreh se nuk ka momente të reja për Haki Hazirin. Ndërsa telefonatën e tij me familjen ai e komenton: "Ai është i moshës madhore, mund të lajmërohet dhe të mos tregoj se ku është". Bedri Rexhallari

Category

📺
TV

Recommended