Enigma e zhdukjes dhe rrëmbimit tё shumё personave nё rrethana ende tё paqarta gjatё vitit 2001, duket se ka lёnё gjurmë tё thella tek popullata shqiptare edhe pse ka kaluar mё shumё se 1 dekadё. Kamera e Alsat-M sot bёri njё vizitё nё familjen e njёrit prej tyre, Sulltan Mehmeti nga Ladorishti i Strugёs, i cili figuron i zhdukur qё prej datёs 6 Maj tё vitit 2001. Atё kohё, ai ёshtё rrëmbyer nga njё post bllok policor nё dalje tё Strugёs, nё afërsi tё varrezave të besimtarëve të krishterë..
Sot 11 vjet pas me lot nё sy, babai i Sulltani, kërkon të birin duke rrёfyer pёrjetimin e gjithë kësaj historie të trishtuar.
"Unё gjithmonё atje e kam mendjen, dhe them ishalla Zoti e ka nё dorё dhe tё ma sjellё nё shtёpi", u shpreh babai i Sulltanit.
Nё pyetjen tonё se çfarё informacionesh posedojnё rreth rastit tё familjarit tё tyre, dhe se ku janё bazuar kёrkimet mё sё shumti, vёllai i Sulltanit, Filizon Mehmeti thotё:
"Ne posedojmё 13 dёshmitarё por deri tash nuk kemi asnjё lloj tё dhёne. Jemi drejtuar institucioneve tё shtetit, partive politike shqiptare dhe asnjë nuk na jep përgjigje. Kemi pasur 5 avokatё tё cilёt kanё ndjekur punёn pёr dy-tre muaj dhe u kanë telefonuar nga sigurimi shtetёror qё kёtё punё mos ta ndjekin mё se do tju zhdukim edhe juve", u shpreh Filizon Mehmeti, vëllai i Sulltanit.
Vëllai i Sulltanit beson se Sulltani nuk ёshtё i zhdukur por i arrestuar nga strukturat e shtetit dhe janë pikërisht kёto tё fundit tё cilёvё Asdreni, djali i Sulltanit u bёn njё apel:
"Apeloj te tё githa insitucionet ndaj tё cilёve kemi organizuar edhe protesta,bllokim rrugësh, tё gjitha nё mёnyrё paqёsore duke informuar tё gjithë ndёrkombёtarёt, duke bёrё peticione te tё gjitha ambasadat qё ekzistojnё nё Maqedoni; apeli im mё kryesor ёshtё te partia shqiptare e cila ёshtё nё pushtet, gёzojnё karriget dhe nuk ju intereson për asnjeri", u shpreh Asdrn Mehmeti, djali i Sulltanit.
Familjarёt e Sulltanit posedojnё njё sёrё dokumentash e faktesh pёr rrёmbimin e tё afёrmit tё tyre por fatkeqёsisht edhe pas shumё pёrjekjesh rasti vazhdon tё ngelet i pazbardhur. Megjithatё, ata vazhdojnё tё shpresojnё. Premtime Zhulali