Spitali i Përgjithshëm i qytetit ,"8-shtatori", nga 2 maji punon me dy turne. Drejtori i spitalit, Sasho Stojçev tha se puna në dy turne është futur në disa departamente, pasi filloi mënyra e re e udhëzimit të pacientëve në sistemin shëndetësor numri i pacientëve është rritur në masë të madhe, dhe me këtë edhe turma dhe rrëmuja kanë filluar të shkaktojnë pakënaqësi në mesin e mjekëve.
"Numri i kontrolleve ambulantore është tepër i lartë. Si dhe numri i kontrolleve të caktuara dhe rasteve emergjente ishte vazhdimisht në rritje. Nëse ne veprojmë sipas disa normave të shoqatave të esnafëve, ne duhet të kemi 15 deri në 20 pacientë në ditë për mjek, por numri është gjithmonë i dyfishtë si dhe i trefishtë. Është normale që mos të jenë të kënaqur as pacientët as mjekët, sepse gjithmonë janë të mundshme gabimet. Për këtë qëllim ne kemi zbatuar turnin e dytë që të mund të shkarkojmë një pjesë nga këto shërbime", deklaroi D-r Sasho Stojçev, drejtor i spitalit "8 shtatori".
Turma të mëdha ka pasur në radiologji, urologji dhe okulistikë. Nëse në rëntgenologji para dy viteve janë bërë 30 analiza në ditë, këtë vit ka pasur të paktën 200. Për rezonancë magnetike dhe tomografi kompjuterike është pritur nga 3 muaj dhe për këtë shkak disa pacientë janë të orientuar në klinikën për radiologji dhe në spitalin kirurgjik 'Shën Naumi i Ohrit'. Klinika përballet edhe me mungesë të stafit. Aktualisht të gjitha mungesat i mbulojnë me 190 persona të angazhuar me kontratë në vepër, ndërsa ka edhe 40 vullnetarë. Ministri i Shëndetësisë njoftoi për punësime të reja, që do të jenë të mjaftueshëm për nevojat e spitalit. Bojana Simonoviq