Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se çdo qytetarë i Maqedonisë gëzon të drejtën e protestës dhe të shprehjes së pakënaqësisë në to. BDI ka qenë e interesuar që në protestën e djeshme askush nga protestuesit të mos pësoj. Kështu deklaroi zëdhënësi I BDI-së, Bujar Osmani duke njoftuar se situata aktuale politike dhe e sigurisë në vend i ka ndryshuar rendin e ditës mbledhjes së sotme të këshillit të përgjithshëm të BDI-së. Në vend që të bisedohet për raportin 6 mujor të funksionarëve të emëruar shtetëror, Këshilli partiak po diskuton për zhvillimet e fundit, protestat dhe aksionin policor 'Monstrum' që erdhën pas vrasjes së pesëfishtë në Smillkovcë.
"Protestat janë e drejtë legjitime e garantuar me kushtetutë e qytetarëve të Maqedonisë. Ne si parti kemi vënë themelet e demokracisë në këtë vend dhe interesi jonë dje ka qenë që të mos lëndohet asnjë protestues ashtu që pra atë e patëm fokusin kryesorë duke mundësuar parakushte që secili të shpreh vërejtjet e veta mllefin e vetë në mënyrë demokratike", tha Bujar Osmani, Zëdhënës i BDI-së.
Ndërsa në pyetjen se a do merret parasysh kërkesa e protestuesve të djeshëm për dorëheqje të Jankullovskës, Osmani theksoi se për momentin duhet lënë institucionet të bëjnë punën e tyre, por të gjitha mundësitë janë të hapura sidomos pas përfundimit të procesit.
"Për momentin ne jemi të fokusuar që të përmbyllet I gjithë procesi I hetimeve dhe të lëmë institucionet të përfundojnë punët e vetë. Natyrisht pas përfundimit do bëhet një ri-evaluim I krejt situatës për eventualisht për të marrë konkluzat tjera por prapë të lejojmë që këshilli I përgjithshëm të jep mendimin e vetë dhe pastaj kryesia të nxjerrë konkluzionet nga ajo", u shpreh Bujar Osmani, Zëdhënës i BDI-së.
Mbledhja e Këshillit të përgjithshëm pritet të përfundojë në orët e mbrëmjes kur edhe pritet që të dilet me konkluzat. Në mbledhje merë pjesë edhe Zv/ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Bajrami. Bashkim Sulejmani