Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
Edhe sot kanë vazhduar reagimet e historianëve rreth shënimit të Betejës së Kumanovës në Zebërnjak nga shteti serb. Historiani Vebi Xhemaili, thekson se luftërat Ballkanike nuk kanë qenë çlirimtare siç pretendojnë politikanët serb por pushtuese ndaj trevave dhe popullin shqiptar.
"Ajo fare nuk është e saktë është falsifikim komplet i historisë më të re në trojet e Ballkanit pasi siç dihet shteti serb dhe politika e saj me luftën e parë ballkanike arriti të pushton toka të reja shqiptare duke filluar nga Kumanova, tërë Kosovën dhe trevat lindore, më mirë thënë të Maqedonisë së sotme, ku pati mbi 25 mijë të vrarë', deklaroi
Vebi Xhemaili, historian.
Të pavërteta rreth historisë së Luftës së Parë Ballkanike ndërkohë përveç nga ana e politikanëve theksohen edhe në librat shkollor. Konkretisht në librin e Shoqërisë për vitin e 5 të shkollave fillor, theksohet roli i maqedonasve në këtë luftë së bashku me Bullgarinë, Greqinë, Malin e Zi dhe Serbinë për t'u çliruar nga Sundimi Osman. Por aspak nuk theksohet për përfshirjen e shqiptarëve në këto luftëra dhe pasojat që pësuan pikërisht nga pushtimi serb.
"Aty thuhet se me ushtrinë serbe se aty morën pjesë edhe maqedonasit. Edhe kjo nuk është e saktë pasi siç dihet maqedonasit në atë kohë vullnetarisht hynë në ushtrinë serbe dhe luftuan krah për krah me ushtrinë serbe kundër rezistencën shqiptare dhe pushtuan tokat shqiptare ", tha Vebi Xhemaili, historian.
Nga Ministria e Arsimit pranuan se libri i Shoqërisë përmban gabime të mëdha si nga aspekti historik ashtu edhe ai metodik, prandaj siç njoftojnë nga ky dikaster së shpejti do ta tërheqin atë nga përdorimi.
"Ka mangësi shumë të mëdhaja jo vetëm nga aspekti faktografisë historike por edhe nga aspekti i metodikës dhe didaktikës.. Ne në ministrinë e arsimit dhe shkencës kemi biseduar dhe kemi ardhur në konstatim se duhet të shqyrtohet shumë seriozisht ky libër dhe në bazë të ligjit në fuqi duhet të formohet një komision profesional për të dhënë verime rreth këtij libri pastaj do të kërkojmë mendim nga Komisioni nacional për tekstet për tërheqjen e librit", u shpreh Safet Neziri, zv/ministër i Arsimit.
Ndërkohë i pyetur nëse Ministria e Arsimit do të kërkojë përgjegjësi nga autorët dhe recezentët ndër të cilët është edhe historiani shqiptar Skënder Asani, zv/ministri Safet Neziri tha se qëllimi i tyre është vetëm të tërhiqet libri dhe të përpilohet një libri i ri pa gabime edhe pse nuk precizoi se kur do të ndodh kjo.
"Përgjegjësia vetvetiu vjen nga vetja në drejtim të mos arritjes së punës profesionale, unë nuk mund të kërkojë përgjegjësi as nga recezenti as nga autorët..qëllimi kryesor është të sanksionet libri me tërheqjen e tij dhe të krijojnë mundësitë që të përpilohet libër i ri konform programës", theksoi Safet Neziri, zv/ministër i Arsimit.
Autorët e këtij libri janë Violeta Mitovska, Olivera Veliçkovska, Vesnka Gavrillovska, ndërsa recezentë Prof. dr. Vllado Timovski, Prof dr. Biljana Kamçevska
Mr.Gordana Pletvarska -- Trajçevska, Mr. Skender ...

Category

📺
TV

Recommended