ITALI - Një makinë si ajo e "Diabolik", hajduti më I famshëm I filmave vizatimorë, kështu e kanë quajtur agjentët e policisë rrugore të Lodit, në Itali, makinën e kapur në autostradën A1 .
Bëhet fjalë për një makinë tip Volvo V70 ku targa e saj ndryshohet vetëm me një buton nga sllovene në italiane, por mund të vendosen targa te tjera.
Gjithashtu në pjesën e poshtme të makinës bëhej e mundur edhe hedhja e gozhdave mbi asfalt.
Në pranga ka përfunduar një burrë I moshës 51- vjecare nga qyteti i Brescia-s që ka deklaruar se ishte një investigator privat. Edhe e dashura e tij është denoncuar nga autoritetet.
Nga kontrollet e zhvilluara në shtëpinë e çiftit, janë gjetur edhe tre targa të shteteve të ndryshme, dy testera fallco të karabinierve, tekste neonaziste dhe një bombë Molotov.