Vlerësimi ekstern I cili konsiderohet si një nga aktivitetet më reformuese në sferën e arsimit do të realizohet nga 27 maji. Ky lloj testimi realizohet për herë të parë në Maqedoni ndërsa do të përfshihen 337 shkolla fillore dhe 101 shkolla të mesme. Testimi përfshin të gjitha lëndët mësimore ndërsa nxënësit do të testohen vetëm në dy lëndë mësimore. Kështu njoftoi për Alsat-M zëvendësministri I arsimit Safet Neziri.
"Bëhet fjalë për herë të parë pas mëvetësisë së RM-së, njëri prej aktiviteteve reformuese apo aktiviteteve serioze që i bën MASH-i është vlerësimi ekstern apo notimi ekstern. Ky vlerësim do të bëhet si rezultat i shumë paraqitjeve të prindërve, të arsimtarëve, të nxënësve në drejtim të ndikimit të notimit objektiv që duhet ta shkruan arsimtari...unë do të kisha apeluar deri te nxënësit edhe do ti kisha frymëzua në atë drejtim se nuk do të ketë problem në pjesën e këtij testimi, nuk do të jetë testim shumë i rëndë, do të jetë testim konform asaj dijenie, atij programi që është zhvilluar brenda kësaj periudhe shkollore ose thënë këtij viti shkollorë. Ne jemi optimistë në këtë drejtim, në vlerësimin e drejtë, real dhe shumë objektiv të vlerësimit ekstern", tha Safet Neziri, zv ministër i arsimit.
Neziri njoftoi se vlerësimi ekstern do të realizohet në tre afate, me metodologji dhe formë të njëjtë si vlerësimi pilot që u realizua në shkurt ë këtij viti.
"Ky testim, fillon më 27 të këtij muaji dhe zgjat deri më 10 qershor. Nxënësit do të testohen në dy lëndë. Përfshihen të gjitha lëndët, të gjithë arsimtarët do të vlerësohen për punën e tyre nëpërmjet nxënësve, nënkuptohet. Faza e dytë për ata nxënës të cilët për shkaqe objektive nuk kanë mundur të marrin pjesë në afatin e parë, paraqitja respektivisht do ti nënshtoerhëet afatit të dytë që fillon prej 17 deri më 21 qershor, ndërsa afati i tretë është prej 15 deri më 19 gushtë. Kemi dhënë tre afate ku nxënësit në mënyrë të relaksuar mund të paraqiten për tiu nënshtruar vlerësimit ekstern", deklaroi Safet Neziri, zv ministër i arsimit.
Kohëzgjatja e vlerësimit ekstern është 60 minuta ndërsa do të ketë gjithsej 30 pyetje. Nga ky vlerësim përjashtohen shkolla fillore e muzikës dhe shkollat për nxënësit me aftësi të kufizuara. Gjyltene Rexhallari