• 11 years ago
TIRANE - Në forumin ekonomik me temën "Zhvillim ekonomik i qëndrueshëm dhe punësim për të rinjtë", kreu i LSI-së u shpreh se situata e biznesit në vendin tonë është mjaft e vështirë. Ai tha se nuk ka strategji të qartë që vendi të mos bjerë në recesion. "Banka Botërore vlerësonte se ekonomia u rrit vetëm 0.5 për qind, tre muajt e parë. Pra, jemi pranë recesionit. Në këtë situatë, kur kemi një thellim të defiçitit tregtar, rritje të borxhit publik, përtej limiteve të pranueshme, kur klima ndaj biznesit është bërë gjithmonë e më e vështirë, kur ka probleme të shumta, sigurisht që ka shumë këmbana që kërkojnë një kthjelltësi dhe orientim të shpejtë jo vetëm për masa stabilizuese, por edhe ristrukturim të modelit ekonomik",-tha Meta, duke shtuar se në këtë mënyrë vendi do të ketë një ekonomi që prodhon dhe që orientohet nga eksportet.

Category

📺
TV

Recommended