Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
SHBA - Drejtori i Agjencisë së Sigurimit Kombëtar tha se programet e monitorimit kanë ndihmuar për të parandaluar "dhjetra" komplote të mundshme terroriste. Shefi i Përgjithshëm Keith Alexander, bëri këto komente në një seancë dëgjimore para një paneli në Senatin amerikan. Kjo ishte dëshmia e parë e Agjencisë së Sigurimit Kombëtar që nga zbulimi i programeve të monitorimit të komunikimeve elektronike. Kreu i NSA-s mbrojti para Senatit amerikan ligjshmërinë e programeve amerikane të përgjimit duke theksuar se ato zbatoheshin nën një mbikëqyrje rigoroze. Gjenerali tha se ne punojmë gjithmonë nën rregulla strikte dhe ndodhemi nën mbikëqyrjen e Kongresit dhe Gjykatës, e cila është mjaft e rreptë.

Category

📺
TV

Recommended