Këshilli i radio-difuzionit nuk diskutoi për transmetimin jo- ligjor të sinjalit analog të TVM-së. Edhe pse javën e kaluar u paralajmërua se në seancën e sotme anëtarët do të diskutojnë për problemet që i shkakton servisi publik në hapësirën mediatike, megjithatë kjo nuk ndodhi. Këshilli nuk ka marrë informatë nga Radio-difuzioni maqedonas, se ku në përgjithësi transmetohet sinjali analog dhe për çfarë arsye.
"U drejtuam deri tek "NP RDM" e cila transmeton sinjalin e TVM-së. Edhe më tej nuk kemi përgjigje dhe për këtë nuk diskutojmë sot. Presim që deri të hënën, gjegjësisht në seancën e ardhshme, do të kemi të dhëna ku dhe në cilën pjesë sinjali i TVM-së transmetohen në mënyrë analoge edhe pas 1 qershorit", tha Zoran Trajçevski, kryetarë i KRD.
Nuk ka afat të saktë në të cilin RDM duhet ta dërgoj këtë informatë, por Trajçevski thotë se ata patjetër duhet t'i respektojnë institucionet dhe të dërgojnë informatë, pas çka pika do të vendoset në rend dite.
"Nuk është ndonjë dokument sekret se nuk do të dorëzohet që mos të mundim ta shqyrtojmë. Ne nuk kemi instrument të shohim se ku TVM transmeton me sinjal analog, nuk kemi as mundësi teknike e as kompetencë", deklaroi Zoran Trajçevski, kryetarë i KRD.
Ndryshe, TVM vazhdon të transmetojnë me sinjal analog edhe pse digjitalizimi filloi para më shumë se 2 javë. Për mënyrën e këtillë të funksionimit të TVM-së, e cila në kushte të konkurrencës jo- lojale e rrit rejtingun e vet në kurriz të televizioneve tjera, nuk reagojnë institucionet. Reagim nuk ka as nga institucioni kompetent për rregullimin e tregut AKE-ja, kurse përgjigje nuk ka as nga Ministria për shoqëri informative. Qeveria përgjegjësinë e hedh mbi ministrin Ivo Ivanovski, duke arsyetuar se nëse ai informon për gjendjet atëherë çështje do të shqyrtohet në seancë dhe qeveria do të merr qëndrim. Por, Ivanovski refuzon të përgjigjet se a do ta informojë Qeverinë dhe deri kur do të tolerohet funksionimi jo- ligjor i TVM-së. Natasha Stojanovska