Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
Maqedonia është vendi i tretë më i varfër në Evropë. Kështu tregojnë vlerësimet më të reja të byrosë evropiane të statistikave- EUROSTAT. Standardi jetësor i qytetarëve të Maqedonisë është 65% nën atë tw vendeve tw BE-së. Në nivel të njëjtë, si Maqedonia është edhe Serbia. Standard më të keq se Maqedonia, sipas PBV-së për kokë banori, ka vetëm Shqipëria me 70% nën mesataren, dhe Bosnje-Hercegovina me 72% nën mesataren.



STANDARDI JETËSOR SIPAS BPV-SË PËR KOKË BANORI:

Maqedonia 65% nën mesataren e BE-së

Serbia 65% nën mesataren e BE-së

Shqipëria 70% nën mesataren e BE-së

BeH 72% nën mesataren e BE-së



Në vendet e BE-së, më vështirë jetohet në Bullgari ku standardi është 53% nën mesataren. Standardi jetësor në Bullgari është pak më i ulët se ai në Rumani.



STANDARDI JETËSOR SIPAS BPV-SË PËR KOKË BANORI:



Rumania 51% nën mesataren e BE-së

Bullgaria 53% nën mesataren e BE-së



Greqia, edhe pse wshtw nw krizë të rëndë dhe e mbytur nga masat e kursimit, tregon një standard jetësor prej 25% nën mesataren evropiane. Grekët kanë pasur standard jetësor të njëjtë me Portugalinë dhe Sllovakinë, ndërsa standard më të dobët jetësor nga fqinjët tanë jugorë kanë pasur Lituania, Estonia, Polonia, Hungaria dhe Letonia. Sipas PBV-së për kokë banori, standard më të ulët jetësor se grekët kanë pasur kroatët dhe turqit.



STANDARDI JETËSOR SIPAS BPV-SË PËR KOKË BANORI:

Greqia, Portugalia, Sllovakia 25% nën mesataren e BE-së

Lituania 30% nën mesataren e BE-së

Estonia 32% nën mesataren e BE-së

Polonia, Hungaria 34% nën mesataren e BE-së

Letonia 38% nën mesataren e BE-së

Kroacia 39% nën mesataren e BE-së

Turqia 44% nën mesataren e BE-së



Dallime të mëdha ka në vendet e tjera evropiane. Më mirë jetohet në Luksemburg ku vitin e kaluar Eurostati regjistroi rritje prej 2.7 herë më shumë të PBV-vë për kokë banori, llogaritur sipas fuqisë blerëse. Vendet e tjera të BE-së ku jetohet më mirë janë Austria, Irlanda, Holanda dhe Suedia. Natasha Stojanovska

Category

📺
TV

Recommended