TIRANE - Drejtori i Policisë së Shtetit doli në një konferencë për median për të njoftuar masat e marra për ditën e zgjedhjeve. Mbi 6200 punonjës të policisë do të angazhohen për të ruajtur rendin e sigurinë gjatë procesit zgjedhor të 23 qershorit si dhe helikopterë të ushtrisë do të jenë në gadishmëri në rast nevoje për të ndërhyrë në zonat ku mund të ketë probleme.