KAMZE - Një bombol gazi shpërtheu sot në mëngjes rreth orës 07:30 minuta në çerdhen shtetërore të fëmijëve me nr 59 në Kodër Kamzë, duke shkaktuar 3 të plagosur, ndërsa një fëmijë është lënduar lehtë. Drejtori i Qendrës Ekonomike dhe Zhvillimit të Fëmijëve Pëllumb Seferi tregon për A1 Report tregon se shpërthimi ndodhi në momentin e ndërrimit të bombolës. Në momentin e shpërthimit në çerdhe ndodheshin 10 fëmijë por zyrtarisht konfirmohet se nuk ka të plagosur