Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
Çmimi i rrymës do të ulet për 4,48% e jo për 5,24% siç paralajmëroi paraprakisht Komisioni rregullator për energjetikë. Rregullatorët dje dolën me përqindje më të lartë për uljen e çmimit të rrymës, por sot pas analizës së vërejtjeve nga kompanitë energjetike, kjo përqindje u zvogëlua. Vendimi i sotëm i Komisionit rregullator është përfundimtar kurse çmimi i ri më i ulët i rrymës do të llogaritet që në faturat e 1 korrikut të këtij viti. Duke pasur parasysh çmimin përfundimtar që do të paguajnë qytetarët, rregullatorët lejuan rritje të çmimeve tek kompanitë shtetërore për energjetikë ELEM dhe MEPSO kurse ulje të tyre tek kompania private EVN-ja u paraqitën me paralajmërim serioz se kjo është goditje për likuiditetin e kompanisë dhe stabilitetin e sistemit energjetik. Tani, EVN do iu paguajë më shtrenjtë kompanive shtetërore ELEM dhe MEPSO, për furnizim të rrymës që shkon nëpërmjet tyre kurse nga ana tjetër, megjithë rritjen e këtyre shpenzimeve, EVN*ja do t'i furnizojë qytetarëve me rrymë më të lirë. Pikërisht për shkak të kësaj, nga EVN theksojnë se, u vendosen në pikëpyetje edhe investimet e paralajmëruara që duhet të jenë garant për stabilitetin e sistemit energjetik. Me ndryshimin e ri të çmimit prishet funksionimi normal kurse nga kompania theksojnë se ato nuk kanë kërkuar rritje të çmimit të rrymës për qytetarët, por me këtë ulje drastike të çmimit final të cilin e paguajnë qytetarët nga njëra anë, kurse nga ana tjetër rritja e çmimeve që EVN duhet t'ua paguajë kompanive për energjetikë ELEM dhe MEPSO, vihet në pikëpyetje ekzistenca e vetë EVN-së, prej të cilës varen kompanitë e tjera shtetërore energjetike që i paguan EVN. Nga EVN paralajmërojnë se do të ndërmarrin të gjitha masat juridike, kurse kjo së pari nënkupton ankimim të vendimit të rregullatorëve para Komisionit të shkallës së dytë nga vendimi i të cilit do të varen hapat e mëtutjeshëm të kompanisë. Natasha Stojanovska

Category

📺
TV

Recommended