Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
Spikerja e Dhomës së Lartë të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar Baronesha Frances gjatë takimit me kryeparlamentarin Trajko Veljanovski ka shprehur gatishmërinë e Britanisë për përkrahjen e vendit në proceset eurointegruese. D'Souza në fjalimin para deputetëve, shprehu shqetësimin e saj për ngjarjet e 24 dhjetorit të vitit të kaluar, duke thënë se në praktikë ngjarjet e tilla reflektohen gjatë kohë në punën e Kuvendit.

"E di se në Maqedoni përballeni me shumë çështje rreth asaj se si duhet të funskionojë Parlamenti, çfarë procedura duhet të ekzistojnë dhe si duhet të ketë pushtet të balancuar me pushtetin ekzekutiv. Nuk ka dyshim se ngjarjet e 24 dhjetorit të vitit 2012 të cilat hapën këto çështje do të vazhdojnë të ndikojnë në punën e Parlamentit tuaj viteve të ardhshme. Në Dhomën e Lordëve jemi mësuar se ngjarje të tilla që kanë ndodhur në të kaluarën ndikojnë drejtëpërdrejtë në punën tonë sot", tha Frances D'Souza, spikere e Dhomës së lartë të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar.

D'Souza takoi edhe kryetaren e grupit të deputetëve për bashkëpunim me Parlamentin e Britanisë së Madhe Ermira Mehmeti

"Interesimi kryesor i zonjës D'Souza ishte lidhur me ngjarjet e 24 dhjetor, por unë u përpoqa të sqaroj se sfidat e një demokracie të re siç është Maqedonia qëndrojnë edhe në sfera të tjera, dhe natyrisht një nga dilemat tonë ngelet edhe më tej çështja e politikave gjuhësore dhe implementimit të tyre në mënyrë të drejtë në një shtet multietnik siç është Maqedonia", tha Ermira Mehmeti Devaja, BDI.

Gjatë qëndrimit të saj në Shkup, Baronesha takoi edhe zv/kryeministrat Fatmir Besimi, Vlladimir Peshevski, dhe me Ministren e Brendshme Gordana Jankullovska. Benjamin Arifi

Category

📺
TV

Recommended