Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
TIRANE -- Tre pesona të veshur me uniformë kamuflazhi kanë grabitur nën kërcënimin e armës një pikë bastesh në kryeqytet, pranë ish-kombinatit "Misto Mame".

Nga grabitja nuk janë shënuar të lënduar, ndërsa autorët janë larguar me një automjet me targa të huaja.

Policia e cila ishte vënë në ndjekje të tyre ka mundur ta gjejë automjetin të braktisur të djegur pranë liqenit të Kasharit. Autorët i kanë vënë flakët makinës për të humbur gjurmë dhe janë larguar në drejtim të paditur.

Pika e basteve mësohet se është në pronësi të biznesmenit Arben Frroku, i cili është nën akuzë s ii dyshuar për vrasjen e kryekomisarit të Kombinatit, Dritan Lamaj.

Category

📺
TV

Recommended