Thaçi ka takuar dje Gruevskin për ti thënë atij që t'ju bëj me dije BDI-së se ai dhe subjekti që ai drejton (PDSH) do të marrin mandatin nga populli për të qenë pjesë e qeverisë. Thaçi madje ka paralajmëruar se më 27 prill kur edhe duhet të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe raundi i dytë i presidencialeve mund të ndodh siç u shpreh ai 'bela e madhe'. Thaçi 40 mijë votuesit që të dielën dhanë votën për kandidatin presidencial të PDSH-së, Iljaz Halimin i krahasoi me 40 mijë protestuesit e Ukrainës, të cilët sipas Thaçit rrëzuan pushtetin ukrainas.
"E keni pyetjen pse u takova me Gruevskin? U takova për ti thënë se ti je gazda i tyre, ndali në kërpesh se më 27 do bëhet belaja e madhe, dhe kjo ishte arsyeja e këtij takimi. Prapë vazhdojnë të pyesin a do të jemi ne në qeveri? Prej ditës së diel u jepnin infuzione hordhive të veta. Nuk do të jeni, dikush tjetër do të jetë në qeveri. PDSH-ja që ka mandatin e popullit, që e ka mbështetjen e popullit. 40 mijë që kanë dalë më 13 prill nuk janë votues. Ukraina ka 40 milion banorë, po në protestë dalën 40 mijë njerëz dhe e rrëzuan pushtetin", tha Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së. Alsat-M