Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
TIRANE - Ushtarët e Kievit në lindje të Ukrainës më kujtojnë ushtarët e Millosheviçit në Kosovë në 1998-ën. Kështu shprehet ambasadori I Federatës Ruse në Tiranë Leonid Abramov gjatë një intervistë dhënë për emisionin Airport nga Erjona Rusi, ku komentoi zhvillimet më të fundit në Ukrainë.

Abramov ka përsëritur edhe një herë krahasimin e Kosovës me Krimenë, duke theksuar të drejtën e popujve për vetëvendosje, ndaj sipas tij shqiptarët duhet ta kuptojnë më mirë se askush tjetër atë që ndodhi me gadishullin autonom, që sipas tij edhe vëtë ukrainasit e konsideronin si pjesë të Rusisë.

Duke u ndalur tek bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Rusisë, ambasadori Abramov pranoi se qëndrimi I Tiranës zyrtare ndaj krizës në Ukrainë ka shkaktuar një ftohje të marrëdhënieve dypalëshe. Ai madje pranoi se u largua nga ceremonia e 5 vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, pas fjalimit të presidentit Nishani, pikërisht sepse nuk ishte dakord me qëndrimin ndaj situatës në Ukrainë.

I pyetur mbi mungesën e investimeve ruse në Shqipëri, në krahasim me vendet fqinje si Mali I zi dhe Greqia, Abramov tha se ka një mungesë besimi ndaj Shqipërisë edhe për shkak të një precedenti negativ me qeverinë e mëparshme, e cila veproi kundër interesave të një kompanie ruse që kishte investuar 5 milion dollarë në aktivitetin e nxjerrjes së kromit.

Duke komentuar mbi krizën në Ukrainë, ambasadori Abramov mohoi akuzat e Kievit se pas trazirave në lindje të vendit fshihet Moska, duke shprehur bindjen se ukrainasit duhet t'i zgjidhin vetë problemet e tyre. Sipas tij nëse të gjithë aktorët Rusia, Europa edhe SHBA do të bien dakord për një qëndrim të përbashkët, kriza do të mund të zgjidhet.
Para emisionit më treguat për një rrugë në Ukrainë me emra shqiptarë. A mund të më tregoni për këtë gjë interesante?
Po, keni të drejtë është nga faqet e historisë. Odesa është i vetmi vend që ka dy rrugë me emrin "Arnautca e vogël" dhe Arnautcka e madhe"; është një shembull që tregon se shqiptarët dhe ukrainasit kanë një histori të pasur. Që në fillim të shekullit të XVIII, shumë shqiptarë kanë kaluar në zonën e Odesës në Ukrainë.

Çfarë po ndodh në Ukrainë sipas mendimit tuaj?
Edhe ne, edhe perëndimi kemi hasur në Ukrainë një krizë edhe më thellë vitet e fundit, kemi hasur në një krizë me pasoja pak të parashikueshme jo vetëm për Ukrainën por gjithë bashkësinë europiane. Ne kategorisht kemi vlerësime të ndryshme përsa i përket asaj që ka ndodhur në Ukrainë më 22 shkurt. Sot President i Federatës Ruse iu përgjigj pyetjeve në një linjë direkte përgjatë katër orëve dhe konfirmoi se autoritete ukrainase ne i konsiderojmë jo legjitime. Aty u mungon një mandat kombëtar për të drejtuar vendin.

Përse është krijuar kjo situatë? Më datë 21 shkurt, Presidenti Janukoviç me përfaqësues të opozitës, në prani të tre ministrave të Jashtëm ka arritur një marrëveshje për të zgjidhur krizën e Majdanit. Janukoviç i ka përmbushur detyrimet e saj; a ii ka tërhequr forcat policore nga vend ii protestës ma...

Category

📺
TV

Recommended