Deputeti socialist Taulant Balla fajësoi sot ish-kryeministrin Berisha si bllokuesin e një deklarate të përbashkët mes PS-PD dhe Parlamentit Europian.
Sipas tij PD ishte afër firmosjes por u pengua me urdhër të Berishës me qëllim që Shqipëria të mos marrë statusin e vendit kandidat në qershor.
"Konstatimi im është sa kohë Kryetari real i PD të jetë Sali Berisha, me Partinë Demokratike nuk mund të biesh dakord për një fjali të vetme, jo më për dy faqe deklaratë. Nuk e kanë tek teksti, e ka kryeplaku tek mendësia e tij.", tha Balla