Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
Udhëtimi i Epitafit në Korçë filloi me grumbullimin e besimtarëve në pesë kishat përkatëse: në Katedralen "Ngjallja e Krishtit", Kishën e Shën Ilias, Kishën e Mitropolisë, Kishën e Shën Sotirit, dhe Kishën e Shën Thanasit.

Mandej të gjithë besimtarët u mblodhën tek sheshi para Katedrales. Prej kësaj të fundit doli Epitafi i Krishtit, i pasuar nga Mitropoliti i Korçës, Voskopojës, Kolonjës dhe Pogradecit Hirësia e tij Imzot Johan Pelushit dhe klerikëve të Dhioqezës së Korçës. Nën tingujt e vajtimeve dhe këngëve fetare kushtuar këtij momenti, ata kanë ecur në zonën pedonale të qytetit dhe pastaj duke vazhduar në unazën e vogël të qytetit u rikthyen tek Katedralja "Ngjallja e Krishtit". Nga pasi ndiqnin gati në heshtje me qirinj të ndezur në duar besimtarët ortodoksë.

Category

📺
TV

Recommended