Nata e madhe e Pashkëve është festuar mbrëmjen e djeshme në Katedralen e Shën Dhimitrit në qytetin Beratit,i njohur për bashkëjetesën e madhe fetare, ku janë mbledhur qindra qytetarë, të cilët bashkarishte kanë ndjekur ritet fetare.
Ka qënë kryepeshkop Ignati, i cili drejtoi meshen e së premtes së madhe ku asistuan qindra qytetarë dhe besimtare. Kori i kishës sëbashku me besimtarët kanë shëtitur në rrugët me qytetit me Epitafin, që simbolizon vendin e prehjes së Jezu Krishtit, për të pritur mesnatën për ringjalljen e tij.