Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
Tushemishti fshati turistik në breg të liqenit të Pogradecit po shpërfytyrohet dita ditës nga betonizimi dhe ngritja e pallateve shumë katëshe. Banorët të cilët e kanë ruajtur me fanatizëm brez pas brezi këtë perlë të natyrës, janë tani përpara faktit se Tushemishti po humbet traditën artitekturore.
Vilat e bukura të Tushemishtit që presin me qindra mijra pushues, turistë e familjarë çdo vit tashmë kanë humbur nën fasadat e pa fundme të pallateve shumë katëshe që ngrihen deri fare pranë ujrave të liqenit. Kamerën e Channel One ka bërë një vëzhgim për të sjellë në vëmëndje të gjithve, por vecanërisht të pushtetit vendor seç po ndodh me fshtin e bukur turistik ku dhjetra ndërtime shumë katëshe janë ngritur dhe po ngrihen dita ditës pothuajse në të gjithë sipërfaqet e lira të territorit.
Masakra po ndodh, Tushemishtin po e mbyt betoni e ndërtimet shumë katëshe po i zënë frymën liqenit dhe banorëve. Fshati po humbet pamjen e tij, atë bukuri të vilave dykatëshe aq të dëshiruara për të huajt dhe turistët vendas. Dhe me siguri po të vazhdojë edhe pak kështu Tushemishti nuk do të mund të quhet më fshat turistik.

Category

📺
TV

Recommended