Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
5 personat e prekur nga sëmundja e antraksit ose plasja siç njihet në gjuhën popullore, në Tepelenë janë të izoluara.
Ministria e Bujqësisë sqaron se e gjithë zona është vënë nën kontroll veterinar dhe janë vaksinuar bagëtitë.
Drejtoresha e Shërbimit Veterinar, Shpresa Arbi, garanton se situata është nën kontroll dhe kontaminimi i këtyre personave ka ardhur si rezultat i papërgjegjshmërisë.
Nga të dhënat e Ministrisë vihet re se pas vitit 2009 deri në vitin 2013 prirja e sëmundjes së plasjes paraqet një ulje të theksuar me një mesatare prej 7 vatrash në vit. Ndërkohë që konstatohet se në pesëvjeçarin e fundit kemi një zbritje të hasjes së sëmundjes me 58%.

Category

📺
TV

Recommended