Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
Problemet po grumbullohem në industrinë e duhanit. Nga Grupimi për prodhimin e cigareve pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë thonë se ata ende nuk dinë se sa do të jenë humbjet nëse Organizata Botërore e Shëndetësisë ndalon prodhimin e varieteteve orientale të duhanit, që është produkti kryesor në Maqedoni. Prodhuesit e duhanit thonë se në betejën për ruajtjen e prodhimit vendor nuk janë vetëm.

'Maqedonia është nënshkruese, por së bashku me një grup të madh të vendeve veprojmë si koalicion i gjerë që me këmbëngulje e kundërshton Organizatën Botërore të Shëndetësisë me qëllim që ti bindim se pirja e duhanit është e dëmshme, por kultivimi i duhanit, për qëllime të ndryshme, nuk është aspak i dëmshëm. Një kontribut të rëndësishëm dha edhe Instituti i Duhanit, si institucion që për shumë vite bënë eksperimente për zëvendësimin e mundshëm të duhanit me kulturat e tjera dhe thjeshtë bëmë me dije se nuk ka opsion të tillë në RM. Të zëvendësohet duhani me kulturë tjetër nuk është e mundur', tha Vasko Ristovski, Oda Ekonomike.

Vitin e kaluar Maqedonia eksportoi 25.444 ton duhan me një çmim mesatar prej 6.1 dollarë amerikan për një kilogram, kundrejt 5.3 dollarë duhan të eksportuar në vitet e mëparshme. Vetëm nga eksporti i duhanit, vitin e kaluar Maqedonia arkëtoi 155 milionë dollarë amerikanë. Kjo industri merr pjesë me 16 deri më 18 për qind në Prodhimin bruto vendor, kurse me rreth 30 për qind e mbush buxhetin e shtetit. Përveç problemit me prodhimin e duhanit, kjo industri po përballet edhe me problemin e kompensimit të pullave të dëmtuara të akcizës. Aktualisht, shteti nuk e njeh dëmtimin, me çka shënohen humbje plotësuese. Prodhuesit kërkojnë njohjen e 0.5 për qind për pullat e dëmtuara. Verica Pavlloski

Category

📺
TV

Recommended