Një person është vënë në pranga pasi kishte prerë nëj sasi të konsiderueshme druri dhe po i transportonte ato me kamion.
Ndalimi i shtetasit Kujtim Dajti u bë në afërsi të kthesës së Tufinës, te Ura e Brarit, në Tiranë nga Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit, Pyjeve dhe Ujrave.
Rezulton se ky shtetas kishte prerë dhe më pas ka transportuar me mjetin e tij tip benz me targë TR 2360 F sasi të konsiderueshme druri.
Kjo sasi e prerë në mënyrë të jashtëligjshme po transportohej pa leje transporti dhe pa faturë tatimore.
Ai është shoqëruar në ambjentet e komisariatit numër 4, ku inspektorët e Pyjores kanë bërë edhe padinë përkatëse për shkatërrim pyjesh.