Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
Tiranë- Në orën 12:00 një grup ish të përndjekurish ishin vendosur para komisiariatit nr 1 të Tiranës ku kërkonin lirimin e shokut të tyre, Kujtim Kaziu i cili rreth orës 10:00 tentoi të vetëdigjej me benzinë para Parlamentit.
Në komisariat shkoi dhe Avokati i Popullit Igli Totozani ku jashtë derës së godinës së policisë u përball dhe me indinjatën e ish të përndjekurve të cilët thonë se ende nuk kanë marrë asnjë këst dhe në këto kushte të vështira ekonomike do të tentojnë sërish të vetëdigjen.
Ky grup ish të përndjekurish që protestuan sot kanë qenë dhe pjesëmarrës të grevës së urisë të tetorit 2012.

Category

📺
TV

Recommended