Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
Tiranë- Konfindustria i kërkon qeverisë marrjen e masave të menjëhershme për rregullimin e tregut të karburanteve në vend.

Sot me anë të njoftimi për shtyp biznesi vendor kërkon vëmendje për këtë sektor pasi kjo po i dëmton në punën e përditshme.

Konfindustria vlereson, se të marra në tërësi pasojat e ardhura nga mungesa e rregullimit të tregut të karburanteve ka rritur kostot e biznesit por edhe të vet qytetarëve.

Abuzimet më të shumta sipas Konfindustrisë në pikat e karburanteve bëhen me volumet e shitura dhe cilësinë.

Konfindustria shpreh shqetesimin lidhur me vazhdimesine e gjendjes se veshtire ne ndertimin dhe funksionimin e tregut te karburanteve ne vend dhe kerkon nga qeveria shqiptare marrjen e masave per dhenien e zgjidhjeve te qendrueshme ne afatgjate.

Tregu i karburanteve në Shqipëri ështe mbi 10% e PPB me një qarkullim vjetor mbi 1 miliard euro/vit dhe me ndikim të fuqishëm në bizneset, qytetaret dhe zhvillimin ekonomik teresor te vendit.Një tjetër shqetësim i Konfindustrisë është edhe mospublikimi i karburanteve që kanë abuzuar me volumin nga Inspektoriati i Metrologjise.

Konfindustria, nga ana tjetër mbështet në parim penalizimin dhe publikimin nga ana e Inspektoriati Qendror Teknik/IQT të afër 50 pikave te karburantit shkelëse të ligjit për cilësinë njëkohësisht vlerëson, se masat e ndërmarra janë të pamjaftueshme.

Konfindustria vlereson, se të marra në tërësi pasojat e ardhura nga mungesa e rregullimit të tregut të karburanteve shprehur në cilësinë jashtë standarteve, abuzimin me volumet e shitura dhe fshehjen fiskale shkaktojnë rritje kostosh prej qindra milion euro/vit krejtësisht të paarsyeshme për biznesin, qytetarët, ekonominë kombëtare në tërësi dhe te ardhura per buxhetin e shtetit.

Category

📺
TV

Recommended