Tirane- "Kemi një kaos administrativ kontratash, një kuti e Pandorës që mbulohet veç nga kapaku i borderove të cilin vendosëm ta hapim sepse kemi guximin t'i përballim vështirësitë dhe t'i nxjerrim artistët nga situatat e paligjshmërisë."
Kështu iu përgjigj sot ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro çështjen e kontratave të reja të punës me afat të përcaktuar për artistët e Teatrit të Operas dhe Baletit si dhe akuzave të PD-së.
Duke folur nga festivali i librit, ministrja Mirela Kumbaro tha se në Teatrin e Operas dhe në atë kombëtar kishte një kaos me kontratat, por garantoi se nuk do te ketë shkurtime nga puna.
"Trazicioni i zgjatur në këto vite ka lënë gjurmët e veta dhe në fushën e administrimit, institucioneve të artit, madje më shumë se kudo tjetër.
Reformat që ndërmerr Ministria e Kulturës dhe drejtuesve së teatrove janë krejt transparente dhe synojnë në rradhë të parë, një strukturë të re institucionale me kategori të detajuara artistike për secilin nga anëtarët e trupës pa shkurtuar asnjë postë pune. E theksoj pa shkurtuar asnjë vend pune për artistët. Përkundrazi duke krijuar dhe hapësira për artistë të rinj.
Festivali i Librit ndau sot cmimin Ardian Klosi, që iu akordua shkrimtarit Ardian Vehbiu.
Kumbaro:Ja pse po ndërmarrim reformën
"Trazicioni i zgjatur në këto vite ka lënë gjurmët e veta dhe në fushën e administrimit, institucioneve të artit, madje më shumë se kudo tjetër.
Vetëm pak metra më tepër larg kësaj salle u ngrit një skenë që prodhon ngjarje të forta artistike, emocione për publikun falë talenteve të spikatura jashtë dhe brenda vendit dhe me punën e vështirë të një trupe të tërë siç është Teatri i Operas.
Kemi një kaos administrativ kontratash, një kuti e Pandorës që mbulohej veç nga kapaku i borderove të cilin vendosën ta hapim sepse kemi guximin t'i përballim vështirësitë dhe t'i nxjerrim artistët nga situata e paligjshmërisë.
Reformat që ndërmerr Ministria e Kulturës dhe drejtuesve së teatrove janë krejt transparente dhe synojnë në rradhë të parë, një strukturë të re institucionale me kategori të detajuara artistike për secilin nga anëtarët e trupës pa shkurtuar asnjë postë pune. E theksoj pa shkurtuar asnjë vend pune për artistët. Përkundrazi duke krijuar dhe hapësira për artistë të rinj.
Së dyti vendosjen e ligjshmërisë së mardhënieve të qarta kontraktuale për të gjithë artistët në dinjitet të figurës së tyre dhe në përputhje me kodin e punës. Dhe së treti dhe sidomos krijimin e një skene afatgjatë vlerësimi të performancës artistike që duhet të shoqërojë çdo artist në karrierën e tij me mundësinë për ta bërë atë karrierë në skenë.
Kjo është më se e ndershme, është motivuese dhe sidomos mban gjallë konkurencën artistike pa të cilën nuk mund të ketë sistem vlerash, nuk mund të ketë vitalitet në art.
Nga ana tjetër Ministria e Kulturës e ka marrë përsipër këtë reformë me sa më pak kosto për trupat e artistëve duke ndjekur gradualisht çdo etap të reformës duke u dhënë të gjithëve mundësinë të bëhen pjesë e vlerësimit të me...