Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
Mbani zgjedhje korrekte dhe demokratike, në mënyrë të që keni një argument më shumë, se Maqedonia juaj është gati për t'u bërë pjesë e BE-së. kështu porositën sot ambasadorët e Gjermanisë, Britanisë së Madhe dhe Zvicrës në Maqedoni. Në një konferencë të përbashkët për shtyp, me Asociacionin Qytetar MOST , ata bënë thirrje për zgjedhje të qeta dhe të lira, në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe atyre parlamentare.

"Proceset zgjedhore janë një mundësi e jashtëzakonshme për vlerësimin e gatishmërisë së vendit që të bëhet anëtare e BE-së. Pra, konsideroj se vlerësimi ndërkombëtar dhe ai vendor për zgjedhjet, pas përfundimit të tyre, do të jetë me një rëndësi thelbësore. Nëse merret një vlerësim pozitiv ndërkombëtar për zgjedhjet, kjo do e theksojë statusin e vendit kandidatit të Republikës së Maqedonisë dhe në mënyrë shtesë, do të demonstrojë gatishmërinë e vendit që të fillojë negociatat për aderim në Union", tha Kristofer Ivon, ambasador i Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore.

"Të gjithë qytetarëve të Maqedonisë iu urojmë zgjedhje të qeta, të lira dhe të kënaqshme, për shkak se në votim duhet të shihet edhe kënaqësia, të paktën kështu është në Zvicër. Nevojitet edhe një dialog i qëndrueshëm politik edhe në periudhën pas zgjedhjeve", u shpreh Stefano Lazaroto, ambasador i Zvicrës.

Ambasadorja e Gjermanisë Gudrin Shtajnmaker, në gjuhën maqedonase dhe shqipe iu bëri thirrje qytetarëve që nesër të dalin të votojnë për zgjedhjen e presidentit, dhe të Qeverisë.

Ndërkaq, zgjedhje korrekte dhe demokratike shpresojnë edhe nga Asociacioni Qytetar "MOST". Drejtori Ekzekutiv Darko Aleksov, thotë se nesër zgjedhjet do t'i ndjekin me 1 712 vëzhgues në po aq vendvotime në të gjitha komunat dhe njësitë zgjedhore në Maqedoni.

"Me këta vëzhgues do të mbulohet 50 % e numrit të përgjithshëm të vendvotimeve, përkatësisht 50 % në nivel të çdo komune, përkatësisht të njësive zgjedhore. Vëzhguesit e zgjedhjeve do të jenë statikë dhe do të ndjekin procesin e votimit, gjatë gjithë ditës. Asociacioni MOST do të ketë edhe 84 ekipe mobile me nga dy vëzhgues", tha Darko Aleksov, MOST.

Ndërkaq, zgjedhjet e nesërme të parakohshme parlamentare janë të 8-at me radhë. Verica Pavlloska

Category

📺
TV

Recommended