Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
Fier- Rreth 50 fermerë dhe agropërpunues kanë aplikuar për të përfituar nga skema e grandeve IPARD-LIKE në Drejtorine Rajonale të Bujqësisë në Fier.

Muhamet Baboci, përgjegjës i sektorit këshillimor pranë kësaj Drejtorie tha se mosparaqitja e rregullt e dokumentave vijon të jetë ende problem dhe në thirrjen e tretë.

Për Babocin, interesimi i agropërpunuesve për të investuar në sektorin e prodhimit të qumështit, mishit, frutave dhe perimeve është i lartë.

2 maji, është data e fundit e aplikimeve për të përfituar nga fondet e BE-së.
Investimet fillojnë pas firmosjes së kontratës me agjencinë e zhvillimit bujqësor e rural.

Category

📺
TV

Recommended