• 11 years ago
Shkelje drastike në zgjedhjet e sotme në Maqedoni. Në Kisella Vodë, një kuti votimi ka mbrri në mes të rrugës, duke habitur qytetarët. Një shkelje e tillë, e pa parë ndonjëherë në historinë e zgjedhjeve në Maqedoni, lë shenjën e mungesës së seriozitetit nga autoritet. Një skandal i tillë dëshmohet edhe në këto fotografi, ndërkohë që imazhet kanë bërë jo vetëm xhiro nëpër vend, por kudo nëpër botë, përmes rrjeteve sociale.

Shkelja e radhës, ka qenë ajo e aktivistëve partiakë, të cilët kanë dalë me lista në dorë para vendvotimeve të ndryshme. Pamjet që shikoni vijnë nga Shtipi, edhe pse fenomeni është vërejtur thuajse anembanë Maqedonisë. Në vide shihet qartë se si dy aktivistë, kontrollojnë daljen e qytetarëve në votime, me listën zgjedhorë në dorë.

Parregullsi të tjera janë regjistrua gjithashtu anembanë Maqedonisë, dhe sikurse në zgjedhjet e kaluara lokale, raundin e parë presidencial, ashtu edhe tani, kryefjala kanë qenë banorët e Pustecit. Media të ndryshme kanë regjistruar banorë të Pustecit të transportuar me autobusë e furgonë, disa prej tyre me targa të Shqipërisë. Për dallim nga zgjedhjet e kaluara lokale, kur ata u përqendruan në Komunën Qendër, sot Pustecasit raportohet të kenë votuar në Aerodrom, Butel, Prespë, Kërçovë dhe vende të ndryshme të Maqedonisë. Madje, sipas organizatës Civil, janë vërejtur banorë të Pustecit të cilët gjatë ditës së djeshme kanë votuar në ambasadën në Tiranë për deputetin e diasporës, ndërsa sot kanë votuar edhe në Maqedoni.

Shkelje serioze edhe në Ljubancë të Shkupit. Sipas organizatës Civil, në këtë vendbanim kanë votuar edhe persona të mitur pa të drejtë vote. Nëpër rrjetet sociale kanë xhiruar edhe fotografi që dëshmonin se si aktivistë të dyshuar të VMRO-së, kanë blerë votën, me para, apo qoftë me një hamburger. Gjithashtu janë regjistruar edhe disa raste të votimeve familjare, leximit të emrave të votuesve me zë, presione dhe frikësime ndaj votuesve dhe shpërdorime të tjera lokale. Benjamin Arifi

Category

📺
TV

Recommended