Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
Biznesi shqiptar kërkon amnisti të plotë për gjobat e vendosura në mënyrë arbitrare nga administrata tatimore. Në një tryezë ku u diskutua për rëndësinë e Avokatit të Tatim paguesve kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë kërkoi më shumë kompetenca nga ky institucion ndërkohë që ngriti dhe njëher shqetësimet e biznesit në lidhje me gjobat. "Tendencat janë edhe sot që të ketë ndërhyrje apo kontrolle të njëanshme dhe subjektive. Jo më larg se para një jave jemi prezantuar me dy raste të tilla ku harbutëria e inspektorëve ka qenë në maksimum. Atëhere çfarë ndodh, 20 vjet apo 22 vjet sipërmarrje private, 22 vjet një ekonomi e orientuar drejt tregut dhe konkurencës drejt informalitetit dhe kontrabandës e cila me domosdoshmëri kërkon një reformë të rëndësishme në ekonominë e vendit ajo çfarë ne e kemi quajtur amnistia fiskale e cila vendos palët në një tryezë ballë për ballë me njëra tjetrën." U shpreh Nikolin Jaka. sekretari i pergjithshem i Këshillit Ekonomik Kombëtar Genc Boga premtoi më shumë vëmendje për këtë cështje. "Ne do të bëjmë një ligj të mençur, të shkruajmë gjëra që janë të bëshme dhe brenda brenda sistemit tonë të mos kërkojmë një revolucion gjithandej. Meqënëse ti the i denjë, jo aminstia fiskale, jo sjellja e tatim paguesve, jo intergriteti apo kaq, të gjitha ato gjëra nuk i rregullojmë dot. Kshuqë jemi në një moment që brenda këtij kuadri të rregullojmë rolin e avokatit tonë. " tha ai. Avokati i Tatim Paguesve është një hallkë e cila ka si detyrë që të mbrojë biznesin në rast të abuzimeve me gjobat.Deri më tani funksioni i tij nuk ka qenë i ndjeshëm dhe pikërisht për këtë kërkohen më shumë kompetenca .

Category

📺
TV

Recommended