Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
Ministria e Bujqësisë në takimin organizuar me fermerë e drejtues komunash ka prezantuar në qytetin e Sarandës mundësinë e përfitimit të fondeve financiare për bujqesinë. Muaji maj do të jetë periudhë aplikimi për fermerët.

Këto programe sipas zv/Ministrit të Bujqësisë, Jani Babi, kanë si qëllim rritjen e sigurisë së prodhimit dhe shitjes së produkteve, ku sipas tij prioritet i punës së qeverisë është mbrojtja dhe mbështetja e fermerëve. Zv. Ministri i Bujqësisë, Jani Babi, duke i'u drejtuar fermerëve i ka ftuar ata të aplikojnë, ndërsa e ka cilësuar bujqesinë si promotorin e vërtetë të ekonomisë shqiptare për vitet në vazhdim.

Fermerët nga ana e tyre i kanë kërkuar zv. Ministrit Babi shtimin e gamës për subencion për prodhimet bujqësore.

Category

📺
TV

Recommended