Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
Forcat e Armatosura të Ukrainës janë vënë në gatishmërinë e plotë luftarake. Siç njoftoi ushtruesi i detyrës së presidentit të Ukrainës Oleksandar Turçinov, hapi i tillë është përgjigje ndaj kërcënimeve që vijnë nga Rusia. Ndërkohë, tone paralajmëruese për udhëheqjen e Moskës dërgoi edhe sekretarin amerikan i shtetit, Xhon Keri.

"Duam që t'i dërgojmë një mesazh të qartë Kremlinit që territori i NATO-s është i pacenueshëm. Me vendosmëri do ta mbrojmë edhe pjesën më të vogël të saj. Partnerët tanë të radhëve të para mbajnë sytë tek ndihma jonë, dhe të jenë të sigurt se do ta fitojnë", tha Xhon Keri, Sekretari i Shtetit i SHBA.

Ndaj retorikës së tillë të SHBA-së, u përgjigj ambasadori rus në OKB Vitalij Çurkin, i cili iu drejtua anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të Organizatës.

"Ushtria jonë është në territorin rus. Por, kjo nuk mund të thuhet për atë amerikane. Ata janë në Australi, Lituani, Poloni dhe në Detin e Zi. Ne nuk kemi kurrfarë pretendimesh ndaj Ukrainës, por autoritetet në Kiev duhet ta ftohin kokën dhe të mos hyjnë në aktivitete të pavetëdijshme në juglindje, ku ka shumë shtetas rusë{, tha Vitalij Çurkin , ambasadori i Rusisë në OKB.

Ndërkohë, mbështetësit e idesë së federalizmit të Ukrainës pushtuan ndërtesën e Këshillit rajonal në qytetin e Donjeckut. Sipas mediave lokale, rreth 200 burra të maskuar hynë në ndërtesë, hoqën flamurin e Ukrainës dhe vendosën flamurin e Republikës Popullore të Donjeckit. Separatistët pro rusë sot pushtuan edhe ndërtesën e Këshillit të qytetit Gorllovka, 40 kilometra në veri të qytetit Donjeck. Petar Bllazhevski

Category

📺
TV

Recommended