Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
Ambasadori i Sllovenise, Bojan Bertoncelj i shoqëruar dhe nga deputetja, Majlinda Bufi, ndali ditën e sotme në Bashkinë e qytetit të Fierit. Në tryezën e diskutimit me administratën e institucionit të Bashkisë biseda u përqëndrua në zhvillimin e biznesit dhe efektet pozitive, që ka prania e gruas në fuqizimin ekonomik.

I deleguari slloven në vendin tonë theksoi rëndësinë e qytetit në zhvillimin ekonomik kur tha se Fieri është një nga qytetet kyçe për investimin në biznes. Majlinda Bufi, nën cilësinë e deputetes së Qarkut të Fierit, tregoi për nismën e ndërmarr prej saj dhe arsyen pse Fieri është pikënisja e këtij takimi për rolin e gruas në fuqizimin ekonomik.

Vizita e të deleguarit slloven vijoj me diskutimet e grave biznesmene të Fierit, të cilat pasqyruan rrugëtimin e tyre përmes sfidave dhe mundësitë që ofron tregu, për suksesin e gjinisë femërore në zhvillimin e biznesit.

Category

📺
TV

Recommended