Feja, të mos ngatërrohet me profesionin. Ky ka qenë reagimi i kreut të Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Maqedoni Nevzat Elezi. Ai përshëndeti projektin e Ministrisë së Shëndetësisë për arsimim shtesë të mjekëve në vend, nga mjekët e SHBA-së, por porositi se besimi dhe profesionalizmi në punë nuk duhet të përzihen. Reagimet vijnë pas botimit të një interviste në revistën "Feit", të mjekut amerikan Endi Sanders, koordinator i projektit që sjellë mjekë nga SHBA-të. Sander thoshte se mision i tij, ishte edhe përhapja e evangjelizmit në vend.
Në intervistë mjeku Sanders, ndër të tjera theksonte:
"Perëndia na dha dy privilegje madhore. E para, mundësinë që të ndikojmë në mbrojtjen shëndetësore të një kombi, me studimin e teknikave dhe procedurave të reja që do të inkorporohen në sistemin mjekësor. Arsyeja e dytë dhe më kryesore për këtë mision, është mundësia që të sjellim Evangjelizmin, jo vetëm për kombin por edhe për liderët e këtij kombi që kanë një ndikim të gjerë si pasues të Krishtit", deklaroi Endi Sanders, mjek nga SHBA-ja.
Revista përmend se në Maqedoni ka më pak se 1 % të krishterë evangjelistë, kurse myslimanët janë rreth 30 %. Por pas reagimit të djeshëm edhe të opinionit maqedonas, ndaj intervsitës, intervista u hoq nga faqja e internetit të revistës "Feit". Nga Ministria e Shëndetësisë nuk ka komente për deklaratat e tilla të mjekut amerikan. Bojana Simonoviq