Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
Menjëherë pas fillimit të bisedimeve për formimin e qeverisë së re, mes partive shqiptare dhe VMRO-DPMNE-së, në bllokun politik shqiptar kanë filluar edhe përplasjet mes njëra tjetrës, e bashkë me këtë edhe sharjet dhe ofendimet e ndërsjella, të cilat në fakt vetëm se e ulin më shumë pazarin e njëra tjetrës, për marrjen e hises së tyre në qeverinë e ardhshme. Retorikën dhe përçarjet e tilla, qytetarët i dënojnë duke thënë se një tendencë e tillë bën që vota e shqiptarëve të zhvlerësohet. Qytetarët kërkojnë që të respektohet parimi i vendosur kohë më parë që, partia që fiton zgjedhjet të vazhdojë të bëhet pjesë e qeverisë dhe me këtë, të forcohet dhe faktorizohet elementi shqiptar.

"Po humbim me të mbytje jo a humbim, ajo që ka fituar duhet të vazhdojë punën dhe të rregullohen punët si duhet".

"Është moment i fundit që të ulen e të merren vesh partitë shqiptare, të mos varemi çdo herë prej qeverisë së Maqedonisë po fatin tonë ta vendosim vet. S`ka hiç dilema se humbim shumë".

"Nuk humbja aq e madhe sa mendojnë njerëzit, mendoj se situate do të rregullohet, nuk duhet të përplasen por mirë është që ka një opozitë të atillë".

"Humbën popullata, shqiptarët, i porosis të jenë më të kujdesshëm se situatës nuk i dihet, mundë edhe të eskalojë".

"Po normale është se humbën populli, popullata humbën në këtë aspekt. Duhet të mbahet një parim, një rregull që u vendos një herë që partia që fitoi duhet të participojë në qeveri. Nëse ndodh kështu do të minimalizohen kërkesat e shqiptarëve dhe shqiptarët nuk do jenë ndonjë faktor, duhet të faktorizohen shqiptarët".

Aktualisht, të dyja partitë shqiptare kanë zhvilluar takime me VMRO-në, por asnjëra palë nuk tregon detajet dhe platformën të është vendosur në diskutim. Ajo çfarë ka dominuar këtë fazë, është hedhja e akuzave ndaj njëra tjetrës, dhe përçarjen gjithashtu të qytetarëve. Bashkim Sulejmani

Category

📺
TV

Recommended