Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
Homazhet në "Varrezat e Dëshmorëve" që zhvillohen sot me rastin e 5 Majit janë shoqëruar me një incident.

Mbështetës të Partisë Komuniste dhe të Partisë së Punës së Riorganizuar nuk janë lejuar të hyjnë në Varrezat e Dëshmorëve me foton e diktatorit Enver Hoxha në momentin kur kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Parlamentit Ilir Meta do të zhvillonin homazhet para Monumentit "Nëna Shqipëri".

Ata janë penguar nga Garda e Republikës.

Kreu i Partisë Komuniste, Qemal Çiçollari në një prononcim për Ora News e quajti "atentat që i bëhet pluralizmit politik nga qeveria e sotme".

"Ky është një qëndrim neofashist, urdhër politik i aleancës së majtë" tha ai.

Category

📺
TV

Recommended