Tiranë- Italia është e informuar dhe disponon fakte se Shqipëria, është një vend potencial në prodhimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike drejt Europës.
Këtë e ka pranuar, Presidenti i senatit italian, Pietro Grasso, i cili për shumë vite me radhë ka mbajtur postin e kreut të antimafias.
Ai ka theksuar se prej kohësh ai ka pasur informacione për trafikun e drogës dhe sipas tij pas hetimeve, ka rezultuar se ka ekzistuar një pikë grumbullimi droge mes Shqipërisë-Kosovës dhe Serbisë për t'i shpërndarë me pas në Europë nëpermjet detit dhe tokës.
"Unë për situatën kriminale kam një informacion që para një viti. Por unë mund t'ju them, se ka patur një lloj kanali të madh të trafikut drogës nga Ballkani, nga deti dhe toka. Madje kemi bërë disa hetime, dhe na ka rezultuar se ka ekzistuar një pikë grumbullimi e drogës mes Shqipërisë-Kosovës dhe Serbisë, për t'i shpërndarë më pas në Europë "tha ai.
Ndërkohë Grasso sugjeroi që pasuritë e organizatave kriminale, të cilat janë sekuestruar t'u ofrohen personave që kanë nevojë, veçanërisht në periudha të tilla krize.
"Duhet që të sekuestrohen pasuritë e organizatave kriminale. Dhe këto t'u ofrohen personave që kanë nevojë, veçanërisht në periudha të tilla krize. Ne kemi informacion se po ndërmerren reformat e duhura" theksoi Grasso.
Presidenti i senantit italian, foli për sistemin gjyqësor, ku theksoi se pavarësia e tij është shumë e rëndësishme.