Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
FIER- Pagat e prapambetura kanë rikthyer sërish në protestë ish- punonjësit e rafinerisë së naftës në Ballsh. Mëngjesin e sotëm ata kanë bllokuar hyrjen e rafinerisë duke mos lejuar botet e naftës të futen brenda mjediseve të kësaj fabrike.

Duke marrë shkas nga kjo situatë drejtuesit e rafinerisë kanë njoftuar Forcat e Rendit që kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa debati verbal mes palëve ka qenë i ashpër.

Ndërhyrja e policisë ka bërë zhbllokimin e situatës, teksa kamionët janë futur në ambientet e rafinerisë, por protesta e punonjësve ka vijuar.

Protestuesit zotohen se do të ketë përshkallëzim të protestave nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.

Category

📺
TV

Recommended