Lezhë- "Media përballë krimit me armë" ishte tema e takimit të realizuar nga gazetarë të qytetit të Lezhës me të rinjtë e këtij qyteti.
Ky projekt i financuar nga qeveria suedeze ka si synim forcimin e marrëdhënieve rini-polici dhe uljen e kriminalitetit në ambientet e shkollës.
Altin Mema, koordinatori i këtij projekti u shpreh se ky projekt do të shtrihet për dy muaj në të gjithë shkollat e Lezhës.
Bashkëpunimi i institucioneve dhe nxënësve të shkollave, ishte kryefjala e këtij bashkëbisedimi,një mënyrë kjo për të forcuar marrëdhëniet midis dy palëve edhe për zbulimin e shkelësve të ligjit.