Tiranë- Rrugëtimi i Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është bërë pjesë e shprehive të ndryshme të artit pamor. Atë çfarë se themi dot me fjalë, e themi nëpërmjet imazheve të "deformuara". Kështu është shprehur, Bujar Kapexhiu, i njohur për karikaturat e tij plot sarkazmë dhe ironi, në ekspozitën personale "To Europë".
Ekspozita "To Europë" u promovua në ambjentet e Qëndrës së Informimit të Bashkimit Europian. Karikaturat e paraqitura në këtë ekspozitë ishin pse jo dhe një mundësi e mirë, për t'i thënë politikanëve dhe qeveritarëve "Nxitoni sa nuk jeni vonë ".