Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
Ministria e Drejtësisë ndau sot vendimet për përkthyesit e përhershëm gjyqësor, pas testimit të kandidatëve për kontrollin e njohurive në gjuhë të huaja, që nuk janë shumicë në Maqedoni. Sipas ministrit Blerim Bexheti, Maqedonia po përmirëson gjendjen e plotësimit të kritereve të Bashkimit Evropian, në zbatimin e shumë gjuhësisë dhe përdorimit të gjuhëve. Bexheti theksoi se në aspektin e përfaqësimit adekuat të shqiptarëve në Ministrin e Drejtësisë dhe Gjykatat e Maqedonisë, ka avancime, por nuk dha shifra. Ai shtoi se institucionet vazhdojnë të përkushtohen drejt realizimit të përfaqësimit adekuat.

"Përqindjet dhe numrat tregojnë rezultate të mira në letër, dhe nëse bëjmë një krahasim, ka avancime shumë të mëdha. Por megjithatë, me vëmendjen më të madhe e ndjekim në vazhdimësi, pasi që numrat, prej arsyeve të ndryshme edhe po ndryshojnë, dhe kjo është arsyeja që në vazhdimësi jemi të kujdesshëm që ta ndjekim", tha Blerim Bexheti, Ministër i Drejtësisë.

Në sesionin e fundit për pranimin e përkthyesve të rinj, në gjykatat e Maqedonisë janë pranuar gjithsej 139 përkthyes, për 19 gjuhë. Ndërkaq, që nga viti 2008, ky është sesioni i 13-të i organizuar për vendosjen e përkthyesve gjyqësorë dhe deri më tani janë pranuar gjithsej 1 589 përthyes, për 24 gjuhë. Të gjithë përkthyesit gjyqësorë të pranuar deri tani, janë vendosur në 27 gjykata themelore në Maqedoni. Adrian Kerimi

Category

📺
TV

Recommended