Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
Tirane-Sot ish-të përndjekurit poltik e nisën ditën me vendimin për të hyrë në grevë urie 24 orëshe sepse nuk kanë marrë dëmshëpërblimet.

Ndërkohë një incident ndodhi mes ish të përndjekurve dhe deputetes së PD-së Mesila Doda.

Gjithça filloi rreth orës 10:00 minuta kur një grup ish të përndjekurish deklaruan se do të hynin në grevë urie 24 orëshe pasi deklaruan se qeveria i ka mashtruar duke mos paguar dëmshpërblimet.

Ish të përndjekurit u ulën këmbëkryq dhe nisën grevën e urisë

Por situata ndryshoi me ardhjen e deputetes së Partisë Demokratike Mesila Doda.

Ish të përndjekurit u ndanë në dy grupe: Një pjesë lanë grevën ndërsa pjesa tjetër qëndroi.

Category

📺
TV

Recommended