Tiranë- Kundështarët e përhershëm Berisha dhe Kokëdhima janë përplasur sërish sot në Kuvend. Objekt debati sot ka qënë çështja e ikonave të Gjergji Thimios. Ish-kreu i qeverisë akuzoi Kokëdhimën për vjedhje të ikonave sëbashku me kryeministrin Rama, ndërsa deputeti socialist u përgjigj se shpifjet e tij nuk e shqetësojnë
Berisha: Koço mos vidh. Më dëgjo këshillën. U akuzove në gjykatën e Tiranës se ke zhdukur ikonat bashkë me gjysmën tënde tjetër, i cili nga Fatos Nano u shpall hajdut si njeri që shet ikonat e vjedhura në Paris. Ku janë ikonat e vjedhura të Thimios. Po të jetë për ikonë vjedhës kampion është Edi Rama.
Koço Kokëdhima: Ndoqa me vëmendje zotin Berisha. Edhe ai është dakord që këtu nuk bisedohet. Nuk ka dëgjim dhe komunikim të sinqertë. Saliu nuk flet dhe as nuk dëgjon. Ai këtu është në miting. Thelbi i sjelljes së tij është të kthejë parlamentin në një gjyq publik të kundërshtarëve. Saliu e çoi Shqipërinë në këtë situatë katastrofike që është sot. Drejtuesit e Parlamentit ju kanë lejuar të bëni gjithë këtë devijim të madh.