LSDM-ja reagoi ndaj arrestimit të oftalmologut Dejan Stavriq, i dyshuar nga policia për ryshfet. Opozita nuk beson në mënyrën e arrestimit të kreut të sindikatës i punonjësve të shëndetësisë të Qendrës Klinike, i cili drejtoi grevën e mjekëve për disa javë. Sipas LSDM-së, bëhet fjalë për hipokrizi të institucioneve. Si shembull, LSDM-ja përmendi Nikolla Gruevskin, për të cilin thonë se kanë prova audio për marrje ryshfeti 1 milion e gjysmë euro, ndërkohë që institucionet nuk reagojnë. LSDM-tha thotë se institucionet po orkestrojnë arrestime të kundërshtarëve të politikave shtetërore. Nga VMRO-DPMNE, megjithatë, thonë se një sjellje e tillë e LSDM-së është e turpshme dhe se nuk do të thotë se nëse dikush është udhëheqës sindikal ose bartës i një posti publik, t'i lejohet vepër e tillë e paligjshme ryshfeti.
"Si njeri dhe si ministër i Shëndetësisë, sinqerisht më vjen keq, që nëse vërtetohet se kjo është e vërtetë, në procedurën gjyqësore në shëndetësinë publike ose në sistemin shëndetësor në Republikën e Maqedonisë, ka njerëz që mendojnë se mund të marrin ryshfet dhe të kalojnë pa u ndëshkuar, me të vërtetë më vjen keq për këtë. Unë konsideroj se duhet të ndërtojmë një sistem i çliruar nga ryshfeti dhe mit-marrja", tha Nikola Todorov, ministër i Shëndetësisë .
Sipas Todorovit, Stavriqi duhet të dënohet seriozisht nëse është i fajshëm. Kirurgu i syve, Dejan Stavriq, u vu në pranga dy ditë më parë, për ryshfet pas ndërmjetësimit që kishte bërë në komision, për akordimin e pensionit invalidor një qytetari që kishte gënjyer për sëmundjen e syve. Në momentin e ndalimit, policia i gjeti 2000 euro, të regjistruara më parë nga policia. Bojana Simonoviq