Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
TIRANË - Një episod i veçantë, që ka tërhequr vëmëndjen e të pranishmeve , ka ndodhur sot në momentin kur Kryeministri Edi Rama ishte duke mbajtur fjalën e rastit në Ditën e Europës.

Papritur, në mes të fjalimit, Rama ka hedhur një vështrim disi të çuditshëm mbi përkthyesen dhe mprehu vëmendjen ndaj fjalëve të saj, i pakënaqur për mënyrën se si po përkthente në anglisht, për ambasadorët e huaj.

Moskorrektësia e saj duket se ka bërë që Kryeministri të mos përmbahet dhe ta shprehë edhe publikisht, mospëlqimin e tij për përkthimin.

Pasi e përfundoi fjalën e tij, ndërsa ulej pranë Ministres së Integrimit Klajda Gjosha duke mërmëritur "obobobo", Rama e përsëriti sërish pakënaqësinë për përkthyesen.

Category

📺
TV

Recommended