Kryeministri Edi Rama është vendosur në një pozitë të vështirë në aktivitetin e organizuar dje me rastin e Ditës së Europës.
Në aktivitetin e organizuar nga MIE, "Të sigurtë drejt Evropës", në sheshin "Vëllezërit Frashëri" pranë kullave binjake , ku ishin të ftuar dhe shumë personalitete të huaja por edhe ambasadorë, kryeministri po mbante fjalën. Vajza e përzgjedhur si përkthyese, pra që do përkthente nga shqipja në anglisht fjalën e kryeministrit nuk fliste mirë anglishten.
Kryeministri Rama nuk mundur ta fshehë zemërimin as me mimikë por as me fjalë.
Fillimisht Rama i tërheq vëmendjen me shikim, më pas ndërpret fjalimin në shqip, dhe në anglisht thotë "Ma shpif ky përkthimi më vjen keq por nuk mund ta fsheh" .
Jo vetëm kaq kur mbaron fjalimin dhe do të ulet i shpreh pakënaqësinë edhe ministres së Integrimit Klajda Gjosha.
Nuk mbaron këtu. Përkthyesja mesa duket është prekur nga fjalët dhe është larguar dhe kur Gjosha pret që të përkthehet fjala e saj, sheh që përkthyesja ishte larguar
"Ku shkoi? Pyet ajo në anglisht dhe më pas duke kërkuar ndjesë nis e të bëjë vetë falenderimet në anglisht për ndërkombëtarët e pranishëm në festë.